Vranësirat gjatë orëve të para të ditës së marte, parashihen të sjellin reshje shiu, ndërsa në mëngjes nëpër lugina parashihet të ketë mjegull.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s.//KosovoInsights