Parashikimi i motit për ditën e Shtunë

Sot në Kosovë, pritet të mbajë mot i kthjellët dhe me diell, kjo falë rrymave të ngrohëta ajrore që vijnë nga viset mesdhetare, raporton “Kosovo Insights”.

 

Prej Mesdheut, vijnë rryma më të ngrohta ajrore, që sjellin rritje të temperaturave maksimale, megjithatë në orët e mëngjesit nëpër ultësira paraqiten kushte për formim të mjegullës apo vranësirave të ulëta, e vende-vende me mundësi edhe për ngrica të lehta.

Përqendrimi i ndotësve ajrorë në ditët vijuese gradualisht do të rritet, andaj vlerat e indeksit të cilësisë së ajrit për ditën e shtunë do të rriten tutje nga vlera në mesatare, duke kaluar herë pas here edhe në vlera të pashëndetshme.//Kosovo Insights