Parashikimi motit për ditën e Martë

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot mbi vendin tonë parashikohet të ketë vranësira të dendura të përcjellura me reshje shiu, transmeton “Kosovo Insights”.

Derisa në viset malore, sipas IHK-së, reshjet mund të shoqërohen me fjolla të borës.

Sa i përket, temperaturave, ato minimale do të lëvizin ndërmjet 4 deri në 5 gradë Celsius, derisa maksimalet e ditës parashikohen të lëvizin nga 9 deri 10 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi nga 1 deri 8 m/s.//Kosovo Insights