Pas 22 vjetëve, Milorad Dodik humbë zgjedhjet në Bosnjë dhe Hercegovinë

Të dielën në Bosnjë dhe Hercegovinë, u mbajtën zgjedhjet lokale të shtatat me radhë që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, në kushte specifike, për arsye të pandemisë, transmeton “Kosovo Insights”.

Të drejtë vote kishin 3.283.380 votues, derisa sipas parashikimeve ekzistuese anëtari i presidencës së BeH, Milorad Dodik, respektivisht partia e tij SNSD, humbi në Banja Luka, derisa Bakir Izetbegoviç dhe Partia e tij e Veprimit Demokratik (SDA) humbi në Sarajevë.

Në Banja Lluka ka fituar Drashko Stanivukoviq, tanimë kryetari i ri i bashkisë së këtij qyteti, si deklarojë edhe vetë “pas 22 vitesh në Banja Lluka, fitoi një njeri që nuk është nga SNSD”.//Kosovo Insights