Pas “bllokadës” dialogu vazhdon sot në Bruksel

Sot pritet të zhvillohet takimi i radhës mes delegacionit të Kosovë dhe atij nga Serbia, derisa, është bërë e ditur se temë e diskutimit do të jetë zgjidhja e pretendimeve financiare dhe e çështjeve të pronës midis dy vendeve.

Në takimin e sotëm me ndërmjetësimin e emisarit Lajçak, delegacionet do të vazhdojnë diskutimin e filluar në takimin e kaluar rreth kësaj çështjeje.

Dialogu Kosovë-Serbi ishte bllokuar pas insistimit të Serbisë që çështja e Asociacionit të diskutohej edhe njëherë në kuadër të dialogut, pasi këtë gjë e kishte kundërshtuar pala kosovare, derisa, për t’i pajtuar palët emisari i BE-së, pati një vizitë disa ditore në Kosovë dhe në Serbi.

Ai ka kërkuar kompromise nga Kosova duke thënë se duhet të bëhen ndryshime kushtetuese për t’u dakorduar edhe për këtë pikë. Sipas Lajcak, Kushtetuta e Kosovës nuk është bibël që të mos ndryshohet.