Pas deklaratave të Baton Haxhiut reagon Vasfije Krasniqi- Goodman

Zonja e hekurt, Vasfije Krasniqi, e cila doli dhe i tregoi botës për krimet e Serbisë ndaj popullit shqiptar dhe se edhe ajo ishte përdhunuar nga paramilitarët serb, ka reaguar ndaj deklaratave të gazetarit Baton Haxhiu.

Baton Haxhiu në një emision televiziv kishte thënë se krimet e para 20 viteve duhet të amnistoheshin.

Reagimin Vasfije Krasniqi -Goodman e ka bërë në rrjetin social Facebook.

“Nëse deklarime të tilla kanë për qëllim që t’na provokojnë dhe t’na masin reagimin tonë rreth asaj që u tha mbrëm, ne nuk do të lejojmë diçka e tillë të ndodhë, pavarësisht çmimit nuk do të ndodh! #Nuklejojmtëketëamnesti”, ka shkruar zonja Vasfije.
Në rrjetin tjetër social Twitter, ajo ka thënë se nëse nuk jeni viktimizuar personalisht nga lufta e fundit, ju nuk keni të drejtë të flisni për amnisti.
“Në qoftë se nuk jeni viktimizuar personalisht nga lufta që solli Serbia për popullin tonë, ju nuk keni absolutisht asnjë të drejtë të flisni për faljen që meritohet pasi të kenë kaluar 20 vite. Ata duhet të pranojnë akoma krimet kundër njerëzimit, pra si supozohet ne të falim dhe harrojmë?” është shprehur ajo.