Pas kërcënimit dhe fyerjeve ndaj asamblistes së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, kërkohet shkarkimi i drejtorit

Përmes një shkrimi në Facebook, Ish-ministrja e Drejtësisë dhe anëtarja e kryesisë së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj kërcënimeve dhe fyerjeve që i janë bërë asamblistes Vjollca Ramadani nga Drejtori për Gjeodezi, Kadastër e Pronë publike në Komunën e Skenderajt, shkruan “Kosovo Insights”.

“Kërcënimi dhe fyerja ndaj asambleistes së LV në Komunën e Skenderajt, znj.Vjollca Ramadani, nga drejtori për Gjeodezi, Kadastër e Pronë në Komunën e Skenderajt, janë të papranueshme dhe të ndëshkueshme. Organet e sigurisë dhe drejtësisë duhet të merren me të sepse në të kundërtën rastet e tilla do të shtohen dhe kushedi se si do të përfundojnë”, ka theksuar Haxhiu.

Ajo ka kërkuar nga Kryetari i Komunës, z. Bekim Jashari, ta shkarkojë menjëherë drejtorin e tij.

“Kryetari i Komunës, z. Bekim Jashari nuk duhet të tolerojë që njerëz të tillë të bartin pozita drejtorësh, madje ata nuk duhet të lejohen të jenë askund në institucione sepse mendësia e tillë e mbytë një shoqëri!
Kryetari, Bekim Jashari, duhet ta shkarkojë menjëherë drejtorin e tij”.

REAGIM

Pse vajzat dhe gratë hezitojnë të angazhohen në politikë, është për shkak se fatkeqësisht institucionet qoftë në nivel lokal apo qendror, drejtohen nga njerëz me mendësi të prapambetur, që në mungesë të argumenteve kundrejt kritikave, ata fyejnë, kërcënojnë e shajnë vajzat dhe gratë politikane.

Kërcënimi dhe fyerja ndaj asambleistes së LV në Komunën e Skenderajt, znj.Vjollca Ramadani, nga drejtori për Gjeodezi, Kadastër e Pronë në Komunën e Skenderajt, janë të papranueshme dhe të ndëshkueshme. Organet e sigurisë dhe drejtësisë duhet të merren me të sepse në të kundërtën rastet e tilla do të shtohen dhe kushedi se si do të përfundojnë.

Kryetari i Komunës, z. Bekim Jashari nuk duhet të tolerojë që njerëz të tillë të bartin pozita drejtorësh, madje ata nuk duhet të lejohen të jenë askund në institucione sepse mendësia e tillë e mbytë një shoqëri!
Kryetari, Bekim Jashari, duhet ta shkarkojë menjëherë drejtorin e tij.

Pavarësisht këtyre sharjeve dhe kërcënimeve që na kanë përcjellur ndër vite, NE gratë aktiviste NUK do të ndalemi. Njerëzit me mendësi të mykur as nuk na kanë frikësuar as nuk do të na frikësojnë dhe as nuk do të na ndalin.

Të tilla kërcënime e fyerje ndaj grave aktiviste ka pasur shumë, ka pasur edhe ndaj meje por vetëm sa na kanë forcuar për të ecur në rrugën tonë të drejtë!

Do të angazhohemi derisa ta largojmë këtë mendësi që duhet ndëshkuar e kundërshtuar fuqishëm, nga kushëdo, derisa vajzat e gratë të jenë të barabarta, të padiskriminuara e me të drejta të plota. Do të angazhohemi për shtet të së drejtës ku mbrohen vajzat e gratë dhe ku ndëshkohen kërcënuesit e mbrohen viktimat.//Kosovo Insights