Pas Millosheviqit, Vuçiq kërcënon Kosovën me lufte të re – BE heshtë!

Një konflikt të llojit Armeni – Azerbajxhan, po e paralajmëron Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, në rastin e Kosovës dhe Serbisë, në rast se nuk arrihet një kompromis me Kosovën përmes bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE, shkruan “Kosovo Insights”.

Sipas mediave të huaja, Vuçiq ka deklaruar se Beogradi do të vazhdojë të forcojë veten ushtarakisht që të mbrojë vendin në çdo moment nga çdo agresor i mundshëm.

“Për mua, është e rëndësishme t’ju them se konflikti në Nagorno-Karabak tregoi se si një konflikt i ngrirë mund të përshkallëzohet në një katastrofë të vërtetë”, ka potencuar Vuçiq.

“Njëra prej tyre është që ne nuk duhet t’ua lëmë fëmijëve tanë një konflikt të ngrirë. Kompromisi nuk do të thotë që ne do ta arrijmë atë, duhen dy anë”, shton ai.

Për këtë deklaratë, ka reaguar Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, e cila ka kërkuar reagim të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

“Pres që Bashkimi Evropian dhe NATO-ja t’u përgjigjen kërcënimeve për luftë të dhunshme, të bëra nga Vuçiqi”, ka deklaruar Osmani.//KosovoInsights