Pas një operacioni nga EULEX-i arrestohet Jakup Krasniqi

Pas një operacioni nga EULEX-i dhe Policia, Ish-kreu i Kuvendit të Kosovës është arrestuar në shtëpinë e tij në Velani.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij, Valon Hasani.

Bastisjet kishin nisur në mëngjesin e ditës së sotme, ndërsa kanë zgjatur për disa orë.

Specialja përmes një njoftimi tha se janë duke kryer përveç në shtëpinë e Krasniqit, bastisje në disa lokacione tjera.//KosovoInsights

Krasniqi është një nga personat e parë që ka arrestuar Specialja.

Jakup Krasniqi ishe një nga figurat kryesore të Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke mbajtur edhe poste të larta gjatë luftës si zëdhënës i UÇK-së.

Ai ishte ftuar për intervistim nga Haga në korrik të vitit të kaluar.