Pas raportimeve të KosovoInsights, Xhelal Sveçla mbanë konferencë për Media

Pas raportimeve të sotme të KosovoInsights, Ministria e Punëve të Brendshme ka thirrur konferencë për Media.

Në konferencë ka folur Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla.

Ai ka thënë se në rast se vërtetohet se deputeti Behgjet Pacolli gjendet në Kosovë ai do të arrestohet.

Më lejoni të sqaroj se deri më tani s’kemi konfirmim se Thaçi ka qenë i shoqëruar nga Pacolli, por një skenar i tillë nëse del i vërtetë do minonte komplet Republikën dhe do të paraqiste mosrespektim të organeve të rendit. Është vepër penale, ka shtuar ai.

Poashtu z. Sveçla ka thënë se deputeti Behgjet Pacolli duhet të deklarohet menjëherë të dëshmoj për vendndodhjen e tij.

Nuk e ndihmon aspak shtetin asnjë veprim që vë në dyshim rendin dhe sidomos shëndetin publik. ka thënë Sveçla.