Pas reagimit të aktivistit Veron Hasani, kryetari i Prishtinës vihet në presion dhe mundësohet vazhdimi i punimeve në shkollë

Pas reagimit lidhur me problemet me të cilat po përballen nxënësit në shkollën fillore “Nexhmi Mustafa” në Prugoc, kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka deklaruar që punimet në shkollë do të fillojnë vetëm prindërit mos të ngriten në protestë.

E ky rezultat erdhi, pas reagimit të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Veron Hasani i cili ngriti zërin për ta ndihmuar komunitetin.
“Asnjëherë nuk duhet të heshtim kur përballemi me situata të tilla dhe kur kërkesat tona janë të drejta. Reagimi ynë i nxitë institucionet që të punojnë në shërbim të komunitetit|, ka deklaruar Hasani.

Ky është postimi i plotë:

Pas reagimit të djeshëm lidhur me problemet me të cilat po përballen nxënësit në shkollën fillore “Nexhmi Mustafa” në Prugoc, kryetari i Komunës së Prishtinës paska thënë që punimet në shkollë do të fillojnë vetëm prindërit mos të ngriten në protestë.

Ky akt e vërteton edhe njëherë që vetëm nëse ngritim zërin dhe thërrasim para përgjegjësisë institucionet përkatëse, mund ta ndihmojmë komunitetin dhe të vërtetojmë se ne qytetarët jemi më të fuqishëm kur bashkohemi dhe veprojmë.

Asnjëherë nuk duhet të heshtim kur përballemi me situata të tilla dhe kur kërkesat tona janë të drejta. Reagimi ynë i nxitë institucionet që të punojnë në shërbim të komunitetit.//KosovoInsights