Pas sulmit në Vjenë, mobilizohet Aeroporti i Prishtinës

Pas sulmit të përgjakshëm terrorist në mes të qytetit të Vjenës të hënën në mbrëmje, një nga të dyshuarit kryesor duket se e kishte njoftuar aktin në internet. Sipas informacioneve të gazetës austriake “Krone”, njëri nga të dyshuarit është një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut i cili gjithashtu kishte shtetësi austriake.

 

Pas sulmit të Vjenës, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në orët e para të mëngjesit të sotëm janë parë edhe masa të shtuara të sigurisë.

Kujtojmë që sulmi mbrëmë në Vjenë dyshohet se ishte terrorist, ndërsa deri më tani janë konfirmuar disa viktima, e dhjetëra të plagosur, derisa I dyshuari, i cili paraqitet i armatosur rëndë, u dënua në Austri në fund të prillit 2019 – për formimin e një grupi terrorist. Ai mbajti 22 muaj burg dhe u lirua në fillim të dhjetorit 2019.//KosovoInsights