Pas vjedhjes së Thesarit të Kosovës publikohen fakte nga keqpërdorimi i Thesarit në Komunën e Podujevës

Skandalet në Kosovë nuk kanë të ndalur, pas vjedhjes spektakulare të mbi dy milionë eurove nga Thesari i Kosovës, publikohen fakte nga keqpërdorimi i Thesarit edhe në Komunën e Podujevës.

Sipas Naim Fetaut, Dy pagesa në vlerë 33.558 euro janë ekzekutuar nga Thesari i Komunës së Podujevës në kategori të gabuar.

“Vlera 31.128 euro është paguar nga kategoria e investimeve kapitale për kompensimin e pagave të një punëtoreje të arsimit, të larguar nga puna pa bazë ligjore. Si dhe vlera 2.430 euro është paguar nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve për kompensimin e tri pagave jubilare me rastin e pensionimit”, ka potencuar Naim Fetahu, që është kryetari i Degës së PDK-së në Podujevë dhe kandidati për kryetar i kësaj komune, Naim Fetahu.

Ai ka thënë se kjo ka ndodhë sepse komuna, e para, ka larguar nga puna një punëtore të arsimit pa bazë ligjore.

“E dyta, nuk ka planifikuar mjete të mjaftueshme në kategorinë e pagave. Kjo është përgjegjësi direkte e kryetarit të komunës që të siguroj se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që shpenzimet të planifikohen në ndarjet adekuate të buxhetit.”, ka thënë Fetahu.

Sipas Fetahut ky është vetëm një nga rastet që auditori ka zbuluar në lidhje me keq-menaxhimet në Komunën e Podujevës, e të cilat ai dhe PDK në Podujevë do ti bëjnë publike llapjanëve një nga një. “Mjaftë më. Podujeva meriton më mirë.”, ka thënë Fetahu.