Pas zbrazjes së llogarive: Telekomi mban konferencë të jashtëzakonshme

 Pas zbrazjes së llogarive nga kompania Dardafon, Telekomi i Kosovës do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme në orën 11:30 në ndërtesën kryesore.

 

“Pas gjendjes së krijuar për shkak të zbrazjes së llogarive nga Dardadon, Telekomi i Kosovës mban konferncë të jashtëzakonshme për media në ora 11:30 në ndërtesën kryesore”, thuhet në komunikatë.

Telekomi ka bërë me dije se Devollët kanë lënë pa paga rreth 3 mijë e 300 punëtorë dhe të gjitha shërbimet e institucioneve të sigurisë së vendit.

“Me këtë veprim janë rrezikuar në tërësi të gjitha shërbimet tona, duke pëfshirë edhe të gjitha shërbimet e institucioneve të sigurisë së vendit. Pra përveq tjerash me këtë veprim është rrezikuar siguria kombëtare. Kërkojm urgjentisht nga qeveria që të reagoj dhe zgjidh këtë çështje”.