Pas zhvillimeve të fundit: Kosova në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Zhvillimet e fundit në vend: Arrestimet nga Gjykata Speciale, dorëheqja e presidentit, dridhjet e koalicionit, kanë bërë që Kosova të shkojë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, raporton “Kosovo Insights”.

Zgjedhje ka kërkuar edhe partneri i koalicionit, pasi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ali Berisha ka potencuar se AAK është e gatshme për çdo variant në të mirë të funksionimit të institucioneve, përfshirë edhe zgjedhjet.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me vëmendje po përcjellë të gjitha zhvillimet në vend. AAK mbetet e përkushtuar për të kontribuar në stabilitetin institucional dhe unitetin e spektrit politik gjithëpërfshirës. AAK respekton në punë, si partnerët e koalicionit ashtu edhe të opozitës. Krahas kësaj AAK është e gatshme për çdo variant në të mirë të funksionimit të institucioneve, përfshirë edhe zgjedhjet”, ka shkruar Ali Berisha.//Kosovo Insights