Pavarësimi i Kosovës në energji nxit reagime në Serbi. Reagon Vuçiq.

Disa ditë pasi Kosova e zyrtarizoi pavarësinë e sajë energjetike duke u pranuar në organizatën ndërkombëtare, kjo ngjalli reagime në Qeverinë e Serbisë.

Mediat në Serbi kanë publikuar lajmin se Kosova ka fituar pavarësinë energjetike. Për këtë ka reaguar edhe vet presidenti i këtij shteti Aleksandar Vuçiq, qeveria e të cilit pretendon se kanë “hise” në liqenin e Ujmanit, duke bërë thirrje që të mos tentohet që edhe fizikisht të vihet nën kontroll nga ana e shtetit të Kosovës kjo pjesë, transmeton KosovoInsights.

Ditë më parë ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari, njoftoi se ka përfunduar procesi i votimit për marrëveshjen e re KOSTT-ENTSO-E, me të cilën sipas saj, Kosova fiton pavarësinë energjetike.

Këtë e kanë përshëndetur të gjithë liderët e partive politike në Kosovë e Shqipëri, por edhe shumë shtete që kanë ndihmuar Kosovën për t’u anëtarësuar si SHBA, Gjermania, e shumë shtete tjera të Bashkimit Evropian.

Më i zëshmi kundër kësaj ka qenë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili ka deklaruar se do të diskutojë me përfaqësuesit evropianë për këtë.

Sipas presidentit serb, sot në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara gjithashtu do të prezantohet raporti i UNMIK-ut sa i përket punës në Kosovë, transmeton Telegrafi.

“Ne do të merremi me këtë. Do të diskutojë me përfaqësuesit evropianë. Nëse dikush mendon se ka ardhur koha që edhe fizikisht ta merr Valaçin dhe Ujmanin, i lus të mos e bëjnë një gjë të tillë”, ka deklaruar Vuçiq, raporton B92.

E për këtë ka reaguar edhe Marko Gjuriq, i cili tha se edhe këtë betejë do ta fitojnë, duke aluduar në Ujmanin.

“Ua kujtoj se kjo betejë do të fitohet ashtu siç ka ndodhur me zvogëlimin e numrit të vendeve që e kanë njohur Kosovën”, ka shtuar Gjuriq.

Për këtë deklaratë ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Mustafa, i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me pretendimet se për fatin e Liqenit të Ujmanit do të flasin me përfaqësuesit evropian.  //KosovoInsights