PDK-ja mblidhet në selinë e saj

Anëtarët e lartë të Partisë Demokratike të Kosovës janë duke u mbledhur në selinë qendrore në Sheshin Nëna Terezë.

Ndër figurat që janë parë duke hyr deri tani është Adem Grabovci, Abelard Tahiri, Ramë Buja, etj. Ndërsa më herët është raportuar se kryetari Kadri Veseli ështe në seli. Mbetet për t`u parë se a do të ketë anëtarë tjerë nga Kryesia e PDK-së apo nga Grupi Parlamentar i kësaj partie.

Kujtojmë se sot Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar sot se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli janë dy të akuzuarit e parë që do të paraqiten në Gjykatën Speciale në Hagë.