PDK: Qeveria Hoti mos të llogarisë në votat e partisë tonë

Pak minuta më parë ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, për të vazhduar me disa pika të rendit të ditës siç janë shqyrtimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare.

Nga ana e tij, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se qeveria Hoti nuk duhet të llogarisë në votat e partisë së tij, pasi që fillimisht duhet të jenë prioritet ligjet që u dalin në ndihmë qytetarëve në këtë kohë pandemie.

“Kjo qeveri edhe ajo që shkoi, janë të të njejtës monedhë. Qasja e tyre është e njejtë. Në këtë rrjedhojë të këtyre zhvillimeve mos e pritni vota nga PDK, sepse në radhë të parë duhet të jenë ligjet që ndihmojnë qytetarët e vendit. Këto pika thjesht i sjellin për të mbushun rendin e ditës, ky është mashtrim i ri.”, ka thënë Kransniqi.