Pele zbulon lojtarin më të kompletuar në botë

Legjenda e brazilit Pele, ka emëruar yllin e Barcelonës, Lionel Messin, si lojtarin më të kompletuar në botë tani dhe do të kishte dashur të luante me të.

Ish-lojtari i Santosit dhe Brazilit e emëroi Messin, ndërsa pas tij mendon se vijnë edhe Cristiano Ronaldo dhe Neymar si tre lojtarët që ai mendon se janë elitë në futboll.

Por, ai rrëfen se i preferuari i tij në këtë treshe është padyshim legjenda e Barcelonës, Messi.

“Unë mendoj për Leo Messin. Ai është një lojtar i aftë, jep asistime, pasime, shënon, driblon mirë”, ka thënë Pele për Gazzetta dello Sport.

“Nëse do të ishim në ekip së bashku, kundërshtarët duhet të shqetësohen për dy lojtarë, jo vetëm për një!”

“Sot, Messi është lojtari më i kompletuar”, përfundoi legjenda braziliane. //KosovoInsights