Pensilvania e fundosë përfundimisht Donald Trumpin

Kanë mbetur vetëm 100 mijë vota me postë në Pensilvani të panumëruara, që ia sigurojnë fitorën absolute kandidatit demokrat, Joe Biden, në zgjedhjet e 59’ta presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe e fundosin përfundimisht ëndrrën e Donald Trumpit për mandat të dytë, raporton “Kosovo Insights”.

Pas Michigan-it dhe Gjeorgjisë, Kandidati demokrat për President të SHBA-ve Joe Biden, e ka përmbysur rezultatin edhe në Pensilvania, vend me 20 vota elektorale.

Kujtojmë, se si me rastn e Pensilvanisë, një ndryshim drastik i rrjedhës së garës së ngushtë, ndodhi edhe më parë për shkak se tashmë në Gjeorgjia, janë numëruar 99% e votave dhe rikthimi i mundshëm i epërsisë së Trumpit është minimal.

Pensilvania ka 20 vota elektorale, derisa Gjeorgjia ka 16 vota në Kolegjin Zgjedhor, andaj fitorja e Joe Bidenit në këtë shtet do t’ia siguronte matematikisht fitoren në zgjedhje, pa harruar avantzhin edhe në Nevada, ku Biden është në epërsi ndaj Trumpit, me 12 mijë vota.//Kosovo Insights