Avdullah Hoti është kandidati i propozuar nga LDK, për kryeministër të vendit, pas mandatit që Presidenti Hashim Thaçi i dha këtij subjekti politik për të krijuar qeverinë.
Në deklarimin e pasurisë për vitin e kaluar, në Agjencinë Kundër Korrupsion, Hoti pasurinë e paluajtshme e ka deklaruar në pronësi të përbashkët.
Burimi: AKK
Hoti ka deklaruar tri banesa në pronësi të “përbashkët”, njëra me vlerë 68 mijë euro e blerë në vitin 2010, tjetrën 60 mijë euro të blerë në vitin 2015 dhe të tretën me vlerë 105 mijë euro të blerë në vitin 2018.
Burimi: AKK
Në pronësinë e tij ai i ka deklaruar edhe 1,317.23 euro para të gatshme në bankë, në pronësi të bashkëshortes 109.20 euro dhe në pronësi të fëmijëve rreth 1,224 euro.
Ish-deputeti nga radhët e LDK-së, ka deklaruar se ka edhe borxhe, të cilat në total kapin vlerën prej 40,726 eurosh.
Burimi: AKK