Për GP të Vetëvendosjes Driton Selmanaj është i papranueshëm në Kuvendin e Kosovës

Pas deklaratave skandaloze të Driton Selmanajt, shkarkimin e tij e kërkuan nënat e të pagjeturve, shoqëria civile, deputetë e qytetarë me peticione, por kërkesa e tyre nuk po mirret parasysh nga Qeveria, shkruan “Kosovo Insights”.

Përjedhojë, për Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes Driton Selmanaj është i papranueshëm në Kuvendin e Kosovës, andaj kanë vendosur që të refuzojmë të lejojmë vazhdimin e çfardo seance plenare ku është i pranishëm Driton Selmanaj, ai është i papranueshëm në Kuvendin e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti Dimal Basha, përmes një postimi në Facebook.

“Çeshtja e të pagjeturve nuk është çështje e një subjekti politik apo individi te caktuar, por është problem dhe dhimbje që prek të gjithë qytetarët e kësaj Republike”, ka shkruar Basha.

Postimi i plotë:

Si Grup Parlamentar kemi vendosur që të refuzojmë të lejojmë vazhdimin e çfardo seance plenare ku është i pranishëm Driton Selmanaj. Për ne si Lëvizje, ky njeri është i papranueshëm në Kuvend!

Çeshtja e të pagjeturve nuk është çështje e një subjekti politik apo individi te caktuar, por është problem dhe dhimbje që prek të gjithë qytetarët e kësaj Republike.

Qëndrimet e Jabllanoviqit dhe Driton Selmanajt nuk kanë hapesirë në sferën publike, dhe prandaj është krejtësisht e domosdoshme kërkesa e gjithë qytetarëve, pa dallim subjekti, që Driton Selmanajn duhet ta pret fati i njejte si i Jabllanoviqit, pra shkarkimi i menjëhershëm.//KosovoInsights