Për katër pikat e aktakuzës: Salih Mustafa deklarohet i pafajshëm

Salih Mustafa, është deklaruar i pafajshëm për të katër pikat të cilat ia ka lexuar gjyqtari i Speciales.

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, është deklaruar rreth luftës së UÇK-së në paraqitjen e sotme në Dhomat e Specializuara. 

 

“Për pikën 1 ku akuzoheni për krimin e luftës të ndalimit arbitrar, për pikën 2, krimi i luftës, trajtim mizor, për pikën 3, krim i luftës të torturës dhe për pikën 4, krim i luftës

Ai ka përmendur edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe dy politikanët e tjerë serbë, Ivica Daçiq dhe Aleksandar Vulin, të cilët i ka quajtur çetnikë sallonesh.

“As paqja dhe as prosperiteti demokratik e euro-perëndimor në Ballkan nuk do të arrihet duke përkëdhelur e mikëluar trinomin autokratik, klero-fashist dhe nacional-shovenist, të përbërë nga Aleksandar Vuçiqi, Ivica Daçiqi dhe Aleksandar Vulni, të cilët ishin akterë aktiv në regjimin e Millosheviqit dhe tani si derivat i atij regjimi janë shndërruar në çetnikë sallonesh të cilët edhe në ditët e sotme, me politikat e tyre fashiste po godasin lirinë dhe qytetarët e mi”, tha Mustafa.