Për një javë pesë qytetarë nga Kosova humbën jetën në Gjermani

Brenda kësaj jave në Gjermani si pasojë e aksidenteve tragjike, kanë humbur jetën pesë kosovarë.

Ditë më parë, dy vëllezërit nga Deçani u goditën për vdekje nga një tren derisa po shkonin në shkollë, derisa të premten mbrëma në një aksident automobilistik kanë mbetur të vdekur edhe 3 kosovarë të tjerë të cilët po udhëtonin nga Gjermania për në Zvicër

Ambasada kosovare në Gjermani ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave dhe ka treguar se është në kontakt me autoritetet gjermane për sqarimin e rrethanave të dy aksidenteve.

201016 Uhldingen Mühlhofen

“Në Gjermani kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve të rënda pesë bashkatdhetarë.Ambasada e Republikës së Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave dhe njofton që në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Prishtinë është në kontakt të afërt me autoritetet gjermane për sqarimin e rrethanave të aksidenteve në Bruckerg të Bavarisë ku humbën jetën dy vëllezër dhe Meersburg të Baden-Württemberg ku sot kanë humbur jetën edhe tre shqiptarë nga Kosova gjatë udhëtimit për Zvicër”, thuhet në reagimin e Ambasadës.//KosovoInsights