Për shkak të motrës së Ganimete Musliut, pësova paralizë nervore

Murat Makolli, ish diplomat nga Kosova në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Frankfurt, ka shkruar në Facebook se sot u bëhen një vit kur pësoi paralizë nervore të anës të majtë.

Ai në Konsullatën e përgjithshme në Frankfurt punonte si asistent i parë administrativ në bazë të kontratës (02.05.2018). Kontrata ishte e përhershme.

Por Makolli akuzon direkt F. Musliun, motrën e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut, për të cilën thotë se për shkak të presionit psikik të saj e të vazhdueshëm, erdhi deri kjo sëmundje nervore, transmeton Kosovo Insights.

Por nuk mjafton me kaq. Sipas Makollit, ajo në muajin prill e largoi nga puna pa asnjë arsyetim edhe pse ishte në pushim mjekësor.

Makolli thotë se natën e fundit të Ramazanit, lutet që këta njerëz t’i mëshirojë Zoti.

Postimi i tij i plotë:

Sot 1 vitë u bënë që kur pësova një paralizë nervore të anës të majtë.

E kjo më erdhi për shkak të presionit psiqik të vazhdueshëm nga znj. F Musliu konsulle e përgjithëshme në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Frankfurt am Main.

Nuk mjaftojë më kaqë , ajo në muajin prill më largojë nga puna edhe pse isha në pushim mjekësor pa kurfarë arsyetimi.

Por dëshirojë të i them qeverisë e gjejgësit MPJD që deri kur më do të lejoni që këta njerëz të pa ndërgjegjshëm të udhëheqin misione diplomatike.

Në natën e fundit të ramazanit lutëm që këta njerëz ti mëshirojë ZOTI.