Përmbyset rezultati në Georgia: Bideni kalon në epërsi, e lë prapa Trump-in

Kandidati demokrati Joe Biden, aktualisht e ka përmbysur epërsinë e Trumpit edhe në Georgia.

Duke u bazuar në rezultatet e publikuara: Joe Biden në Georgia tani ka arritur 2.449.371 vota, derisa Donald Trump, ngelet me 2.448.454.

Ky është një ndryshim drastik i rrjedhës së garës së ngushtë, për shkak se tashmë në Georgia, deri tani janë numëruar 99% e votave dhe rikthimi i mundshëm i epërsisë së Trumpit është minimal.

 

Georgia ka 16 vota në Kolegjin Zgjedhor, andaj fitorja e Joe Bidenit në këtë shtet do t’ia siguronte matematikisht fitoren në zgjedhje, pa harruar avantzhin edhe në Nevada, ku Biden është në epërsi ndaj Trumpit, me 12 mijë vota.

Fituesi i zgjedhjeve, përcaktohet në mbledhjen e Kolegjit Zgjedhor që mbahet në dhjetor, derisa presidenti inaugurohet më 6 janar në mbledhjen e Kongresit.//Kosovo Insights