Përmes Ligjit për Rimëkëmbje, propozohet tërheqja deri në 30 për qind të mjeteve nga Trusti

Përmes Ligjit për Rimëkëmbje, qytetarët në Kosovë do të mundë t’i tërheqin deri në 30 për qind të mjeteve nga Trusti, transmeton “Kosovo Insights”.

Bazuar në raportin me amendamente për këtë projektligj, qytetarëve do t’ju mundësohet tërheqja e 10 përqind të kursimeve, por egziston mundësia e tërheqjes së 30 përqind të kursimeve për disa qytetarë.

Në amendamentet e Komisionit për Buxhet dhe Financa, që u janë përcjellë komisioneve të tjera, shtohet në këtë ligj se qytetarët që kanë më pak kursime pensionale, të kenë mundësi të tërheqin përqindje më të madhe të kursimeve.

Shembull, personat që kanë kursime pensionale më shumë se 40 mijë euro, mund t’i tërheqin deri në 10 përqind të tyre, ta që kanë prej 30-39 mijë e 999 euro, mund të tërheqin 15 përqind të kursimeve, derisa kontributdhënësit që kanë kursime pensionale në shumë nga 20 mijë deri në 29 mijë e 999 euro, mund të tërheqin 20 përqind të këtyre kursimeve.

Gjithmonë bazuar në këtë raport, personat që kanë kursime pensionale në shumë prej 10 mijë deri në 19 mijë e 999 euro iu mundësohet tërheqja e 25 përqind të kursimeve, derisa ata me kursime më pak se 10 mijë euro, kanë të drejtë të tërheqin deri në 30 përqind të këtyre parave.//KosovoInsights