Përplasje në Tiranë, arrestohen disa protestues

Dhune dhe perplasje mes policise dhe protestuesve te shoqerise civile te mbledhur sot ne Sheshin Skënderbej, ne kryeqytet.

Ata me parulla dhe thirrje kane denuar ate qe e kane quajtur diktature nga ana e qeverise dhe kryeministrit, lidhur me masat kufizuese dhe menyren se si po menaxhohet situata e koronavirusit ne vend.

Sipas protestuesve, me vendimet e marra po shkelen hapur te drejtat e njeriut nga ana e qeverise.

Policia, ka kerkuar largimin dhe shperndarjen e menjehershme te protestuesve, por ka hasur ne rezistence, pasi ata kane thene se kjo eshte nje e drejte e qytetareve.

Aktivisti Sazan Guri tha per mediat se shtyrja e gjendjes se fatkeqesise natyrore deri me 23 qershor, është tërësisht e pakuptueshme.

“S’mund tja lëmë jetën një njeriu si Rama që të na e kontrollojë pa fund” ka thene ai, raporton GP, transmeton KosovoInsights.

Me tej situata eshte tensionuar, pasi policia ka kerkuar qe ata qe largohen. Disa protestues jane marre zvarre, dhe jane shoqeruar ne komisariat.

“Ore hiqi duart, ore mos e prek, trajtoje si njeri, nuk eshte kriminel ai”-degjohen britma protestuesish.

“Kam respekt, por cfare te beri ai, per cfare e more ate cfare beri ai”- degjohet te thote Sazan Guri, nderkohe qe policia po merrte zvarre nje nga protestuesit.