Plagosen 2 persona në Smallushë të Lipjanit pas një fjalosjeje

Dy persona janë plagosur me armë zjarri në orët e vona, në fshatin Smallushë të Komunës së Lipjanit.

Plagosjet ndodhën pasi 3 persona paraprakisht patën një fjalosje, ka bërë të ditur Policia.

Të plagosurit, njëri 27 dhe tjetri 23-vjeçar po nga ky fshat, janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po trajtohen në QKUK në Prishtinë.

Policia ka arrestuar personin që dyshohet se plagosi dy persona dhe është dërguar në mbajtje, ndërkohë që edhe është bastisur shtëpia e tij.

“Pas një fjalosje mes tre personave në fshatin Smallushë të Komunës së Lipjanit, dy prej tyre kanë mbetur të plagosur me armë zjarri. Të plagosurit kanë marrë lëndime të lehta trupore, ndërkaq personi i cili ka shtënë me armë zjarri është arrestuar nga policia dhe është dërguar në mbajtje, ndërkohë është konfiskuar edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer kjo vepër”, ka thënë komandanti i Policisë së Kosovës në Lipjan, Bashkim Bytyqi. //KosovoInsights