Plagosje me armë në Gjilan

Pas një mosmarrëveshje rreth një prone në Gjilan, ishte sulmuar me mjete të forta dhe qëlluar me armë zjarri viktima mashkull kosovar nga katër të dyshuar meshkuj kosovar të cilët janë larguar në drejtim të panjohur pas veprës së kryer.

Viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor pasi që kishte marrë plagë në këmbë nga arma e zjarrit.

Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit. Të dyshuarit janë në arrati dhe rasti vazhdon të hetohet, thuhet në njoftimin e policisë.