Po mbahet mbledhja e Qeverisë, priten të ndodhin shkarkime të reja

Qeveria në detyrë të cilës i prin Albin Kurti po mban mbledhjen e 30-të në distancë në këto momente. Në këtë mbledhje pritet të merren vendime dhe shkarkime të reja. Në këtë mbledhje korosponduese pritet që të merren vendime për udhëheqësit e Autoritetit të Aviacionit Civil. Në krye të këtij institucioni është Eset Berishai ish këshilltar i ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj në Qeverinë e Ramush Haradinajt.

Në janar të këtij viti, në Berlin të Gjermanisë, Kosova dhe Seria arritën marrëveshje për “hapjen e korridorit ajror mes Kosovës dhe Serbisë”.Mirëpo, drejtori i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Eset Berisha, nuk e kishte quajtur ‘Marrëveshje’, por “Letër interesi”. Korridorin ajror të hapur nuk do të mund ta shfrytëzojnë të gjitha kompanitë. Këtë korridor do ta shfrytëzojë vetëm kompania gjermane “Lufthansa’, thoshte Berisha, pasi që ajo ka qenë e vetmja që ka shprehur iniciativë për këtë.“Për momentin kompania ‘Lufthansa’ ka kërkuar të fillojë me operim të këtij fluturimi. D.m.th. është dalë e para që ka shprehë iniciativë për fillimin e operimit të këtij fluturimi, mirëpo nuk përjashtohet në të ardhmen që edhe kompanitë e tjera të shprehin dëshirë të ngjashme, varësisht prej leverdisë ekonomike. Për këtë kompani jemi pajtuar edhe ne, edhe pala serbe, që mund të përdorë hapësira ajrore për të operuar nga Prishtina dhe Beogradi”, kishte thënë Berisha në një intervistë për KALLXO .com.//burimi Kallxo .com