Pogba vendos mes Real Madridit dhe Juventusit

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba është gati të përqendrohet në një transferim te Real Madridi e jo një  rikthimi tek Juventusi.

Pogba është njëri nga emrat më të lakuar rreth një largimi nga Teatri i Ëndrrave për tu transferuar diku tjetër gjatë verës.

 

 

Klubet më të lidhura për transferimin e mesfushorit francez janë Real Madridi dhe Juventusi, ndërsa Pogba thuhet se ka ndarë tashmë mendjen për klubin e ri.

Sipas mediumit Sportmediaset , fituesi i Kupës së Botës e ka lënë të dihet se përparësia e tij është Real Madridi.

Mesfushori është i lidhur me Manchester Unitedin deri në vitin 2021, megjithëse klubi ka mundësinë që ta zgjasë atë me 12 muaj në mënyrë të njëanshme.

Sidoqoftë, për momentin, Unitedi është i lumtur ta lë situatën ashtu siç është, ndërsa më vonë do të ishin të gatshëm ta shesin Pogba këtë verë. //KosovoInsights