Policia austriake në Linz arreston një radikalist tjetër islamik

Një operacion i madh policor në lidhje me sulmin terrorist në Vjenë u zhvillua sot në Gürtelstrasse në Linz.

Sipas informacionit fillestar, një burrë u arrestua dhe u mor nga forcat policore Cobra në Linz.

Sipas Krone.at, kishte një operacion të madh policor rreth orës 10 të mëngjesit në jug të Linzit. Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës ishte gjithashtu e përfshirë.

Sipas mediave atje, bëhet fjalë për një islamik radikal të njohur, ndërkaq sipas dëshmitarëve, i dyshuari dhe dy të tjerë janë marrë nga policia.//KosovoInsights