Policia e Kosovës ka shqiptuar gjoba kundër 778 qytetarëve që nuk kanë respektuar Ligjin për parandalimin e pandemisë

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjoba kundër 778 qytetarëve të cilët nuk kanë respektuar Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, transmeton “Kosovo Insights”.

“Tiketa të shqiptuara në bazë të ligjit COVID-19 janë 778”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në muajin gusht nga Kuvendi i Kosovës, është miratuar Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19, ku gjobat për mosrespektim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID -19 fillojnë nga 35 deri në 2000 euro, varësisht nga shkeljet.

Derisa të premten më 13 nëntor kanë hyrë në fuqi masat e reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në Kosovë.//KosovoInsights