Policia ndalon Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia

Masat e vëna nga Ministria e Shëndetësisë siç duket janë duke u respektuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës. Policia është në nivel dhe duke kryer detyrat e saj.

Policisë së Kosovës është në nivelin e detyrës. Kjo u bë e qartë kur pjestarë të policisë  e ndalën edhe veturën e Ministrit të Shëndetësisë Vitia. Ai sonte ishte i ftuar në Rubikon, tek Adriatik Kelmendi, ku ndau me qytetarët masat e reja të Qeverisë të cilat do të ndërmerren këto ditë dhe foli për punët e Qeverisë, përkatësisht, të Ministrisë së Shëndetësisë në parandalimin e virusit Covid- 19.

Megjithatë, pas përfundimit të emisionit Ministri u ndal nga Policia e Kosovës për një kontroll. Fotografinë kur u ndalë vetura e ministrit e ka bërë me leje të policisë, këshilltari, Xhevdet Pozhari. Pas kësaj kontrolle rutinore, Ministri u lirua për të vazhduar me punët e mira në parandalimin e virusit.

Kujtojmë se vetëm dje dhe sot ka pasur 66 raste me të shëruar nga Covid-19. Kjo tregon për menaxhimin e mirë të punës nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe punën e shkëlqyer të mjekëve të cilët janë në ballë të kësaj beteje.

Poashtu, përveç punëve të mira të mjekëve dhe Qeverisë, nga ndalimi i sontëm tregohet se edhe Policia e Kosovës është në nivelin e detyrës.//KosovoInsights