[the_ad_group id="1455"]

Policia ka nisur hetimet për vdekjet me Covid-19

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet për vdekjet e së dielës të 6 pacientëve me coronavirus.

Dyshohet se mos funksionimi i maskave të oksigjenit mund të jetë arsyeja e vdekjeve të djeshme në klinikën infektive të të prekurve me Covid-19, të ciliët ishin të shtruar në infektivë si pasojë e gjendjes së rënduar

“Raportohet se në Kliniken Infektive në Prishtinë kanë vdekur gjashtë persona që të gjithë kosovar. Me vendim të prokurorit, trupat e pa jetë të viktimave dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. Rasti është duke u hetuar”, është shkruar në raportin e policisë.

[the_ad id="6886"]