Presidenti i La Ligas: Klubet që nuk pranojnë të luajnë do të ndëshkohen

Presidenti i Ligës Spanjolle , Javier Tebas ka thënë që skuadrat të cilat do të refuzojnë të luajnë pjesën tjetër të sezonit do të ndëshkohen.

Shoqata e Futbollistëve Spanjollë (AFE) kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me sigurinë e lojtarëve pasi të fillojë sezoni.

“Nëse një klub refuzon të luajë kur autoritetet kanë thënë që është në rregull, ata do të humbasin ndeshjet e tyre “.

“Faza e parë ishte zgjatja e kalendarit (në konsultim me qeverinë), në mënyrë që të mund të kthehemi të stërvitemi dhe të luajmë. Ne duhej ta planifikonim këtë me UEFA dhe pjesën tjetër të ligave evropiane”.

“Në Gjermani, ata tashmë kanë stërvitur tash e disa ditë dhe parashikohet të rifillojnë në maj”.

“Ne kemi llogaritur që humbjet do të ishin një miliard euro nëse nuk do ta përfundonim sezonin. Nëse do të luanim pas dyerve të mbyllura, do të ishin 300 milion euro”, ka thënë Tebas i cili tani pret që të vendoset orari ku do të luhet deri më 2 gusht. //KosovoInsights