Presidenti ishte në Shqipëri, dyshohet se nuk u kthye i vetëm

Sipas informacioneve të KosovoInsights mbrëmë rreth orës 19:00 Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kishte kaluar në pikën kufitare Vërmicë. Ai kishte qëndruar në Shqipëri për disa orë, dyshimet ngriten që ai ishte atje me deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-ës z. Behgjet Pacollin.

Miëpo nuk dihet saktë se me të u kthyer nga Shqipëria Presidenti Thaçi a e kishte me vete edhe deputetin Pacolli.

Komandanti i pikës kufitare në Vërmicë Arben Telaku e ka konfirmuar kalimin e eskortës së Presidentit, detajet tjera nuk janë bërë të ditura. Presidenti Thaçi me të u kthyer nga Shqipëria ishte ulur në ulësen e parë, ndërkaq vetura t’i kontrollohet nga personat e kompetent të pikës kufitare ka qenë e pamundur pasi që me ligj konsiderohet veturë diplomatike-VIP.