Presidenti kërkon nga Qeveria t’i zhbllokoj institucionet e vendit

Presidenti Hashim Thaçi, në një konferencë për media që u mbajt sot ka thënë se askush nuk ka të drejtë të uzorpoi zyret e institucioneve të Kosovës.

Ai deklaroj po ashtu se askush nuk mund të bllokoj vendin. Thaçi tha se tani është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e kandidatit për kryeministër të Avdullah Hotit. – përcjell Kosovo Insights.

“ Kosova deri tani ëstë paballur me pandeminë që shkakton Covid-19. Ritheksoj mirënjohjen e lartë për tërë stafin mjekësor për punën profesionale për qytetarët e Kosovës.

Edhe sot edhe më tutje me rëndësi është që kshillat e IKSHPK-së është të respektohen.

Me një rëndësi të vecantë është edhe karantinimi në konvikte që të bëhet në mënyrë profesionale e jo në bazë të lidhjeve të preferencave politike, dikush të karantinohet dikush jo.

Gjithashtu më lejoni të shtoi për proceset politike që po kalojmë dhe pritjes që kemi këto ditë për nxjerrjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Presidenca ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese komentet ër dekretin e Qeverisë së re në krye me Avdullah Hotin.

Askush nuk mund ta bllokoj vendin dhe institucionet e shtetit për këtë arsyeje ftoj edhe njëherë të forcojmë respektimin e institucioneve të vendit dhe funksionalizimin e tyre”, tha ai.//KosovoInsights