Presidenti pret ambasadorët e Quintit pak minuta pasi i kërkoi LDK-së kandidatin për kryeministër

Presidenti Hashim Thaçi, është duke mbajtur takim me ambasadorët e vendeve të Quintit.

Takimi vjen pak minuta pasi Thaçi ia kishte kërkuar LDK-së emrin e mandatarit për Qeverinë e re.

LDK-ja tashmë është përcaktuar për Avdullah Hotin që të jetë kandidat për kryeministër, ndërkohë shumë shpejt edhe do ta dërgojë emrin në Presidencë për të marrë mandatin.

Thaçi i ka ftuar ambasadorët për t’i informuar rreth hapave që ka ndërmarrë dhe do të ndërmerrë për formimin e qeverisë së re.

Një burim ndërkombëtar ka thënë se ambasadorët kanë shkuar vetëm për të dëgjuar prej presidentit rreth zhvillimeve të fundit.

VV-ja si parti fituese e zgjedhjeve të fundit ka paralajmëruar se do të dërgojë këtë vendim në Kushtetuese. //KosovoInsights