Presidenti Thaçi e anulon konferencën për media

Konferenca e paralajmëruar e presidentit Hashim Thaçi për në orën 19:00 është anuluar.

Kështu ka bërë të ditur Presidenca përmes një komunikate për media.

“Për shkak se Samiti i Zagrebit, i cili po mbahet online, po zgjatë më shumë se që ishte planifikuar, anulohet konferenca e presidentit Thaçi e paralajmëruar për sonte në orën 19:00”, thuhet në njoftim. //KosovoInsights