Presidenti Thaçi jep dorëheqje, pasi i konfirmohet aktakuza nga Gjykata Speciale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur lajmin se sot i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale.

“Para pak çasteve jam informuar prej njerëzve kompententë se zyrtarisht Gjykatësi ka konfirmuar aktakuzën ndaj meje”, ka deklaruar Presidenti Thaçi.

Thaçi potencoi se këto nuk janë momente aspak të lehtë për të dhe familjen e tij.

Kujtojmë  se sot, dorëheqje nga politika ka dhënë edhe Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, pasi edhe ndaj tij është ngritur aktakuza.

Deri tani veç Thaçit e Veselit, aktakuza nga Specialja u është konfirmuar edhe deputetit Rexhep Selimi dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.//KosovoInsights