Presidenti Thaçi: Kurti ka pas marrëveshje sekrete me Listën Serbe

Presidenti i Republikës së Kosovë, Hashim Thaçi për Televizionin Syri ka thënë se kryeministri në detyrë ka një marrëveshje sekrete me ta.

“Sa i përket përfaqësuesve të komunitetit serb, të gjithë kanë qeverisur me ta. Për dallim nga herave të tjera, kryeministri i shkarkuar ka pasur një marrëveshje sekrete me ta. Kosova ka raste dhe ka dëshmuar se autoriteti i qytetarëve është në vullnetin e përfaqësuesve të zgjedhur”, ka deklaruar Thaçi.

Ai gjithashtu e ka mohuar se ka pasur ndikim në partitë politike të Kosovës. Duke u shprehur se “Nuk ka ndikim të presidentit as te kjo e as te ajo parti. Jam krenar që kam qenë kryetar i PDK-së, partisë më të suksesshme në Kosovë dhe detyra e presidentit është respektimi i Kushtetutës”. //Kosovoinsights