Presidenti Thaçi lirohet në shtëpi pas intervenimit kirurgjik

Presidenti Hashim Thaçi është liruar për në shtëpi pas intervenimit kirurgjik dhe trajtimit spitalor që pati gjatë ditës në Klinikën e Urologjisë në QKUK.

Kështu kanë bërë me dije burime të Klan Kosovës, dhe mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Presidenca njoftoi sot se shefi i shtetit të Kosovës, iu nënshtrua një intervenimi kirurgjik në Klinikën e Urologjisë në QKUK pas disa problemeve shëndetësore me veshkën.

Sipas personelit mjekësor, operacioni ka qenë i suksesshëm dhe presidenti është nën kujdesin e vazhdueshëm të personelit mjekësor profesional.

Pas përfundimit të këtij intervenimi, Thaçi është shprehur mirënjohës për profesionalizmin dhe kujdesin e stafit profesional në Klinikën e Urologjisë dhe në tërë SHSKUK-në. //KosovoInsights