Presidenti Thaçi për letrën e kryeministrit Kurti: Le t’i shkruan kujtdo, SHBA-të e njeh realitetin në Kosovë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për media ka folur për Samitin e Zagrebit që u zhvillua dje.

AI tha që Bashkimi Evropian duhet ta trajtojë Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran.

Ndërsa I pyetur rreth letrës që kryeministri në detyrë Albin Kurti i ka shkruar zëvendës presidentit amerikan Mike Pence, presidenti Thaçi u shpreh se Amerika e njeh realitetin në Kosovë shumë mirë.

“Sa i përket letrave që theksuat unë nuk jam duke lexuar nuk i kam pasur nëpër duart e mia është e lirë që t’i shkruaj kujtdo çka do nuk e kam ndermen të merrem me këto letra, SHBA e njohin realitetin në Kosovë shumë mirë, dhe të gjithë të tjerët”, shtoi presidenti Thaçi.

Duke folur për dialogun me Serbinë, dhe deklaratën e Përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, Thaçi tha se Kosova është vend i pavarur dhe sovran e se dialogu duhet të vazhdoj në mes të dy vendeve të pavarura.

“Kosova është vend i pavarur dhe sovran, i njohur nga shumica e vendeve të BE’së dialogu duhet të vazhdojë në mes të dy vendeve të pavarura, këto realitete nuk mund t’i ndryshoj askush, nuk jam këtu t’i komentoj deklarimet e këtij apo atij zyrtari, por të përfaqësoj vizionin e politikës dhe institucioneve kosovare, të vendit të pavarur dhe sovran duke respektuar integritetin territorial të saj”, tha ai.//Kosovoinsights