Presidenti Thaçi: Të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi në rrejtin social Tëitter ka deklaruar se do ta respektoj vendimin për pezullimin e dekretit për formimin e qeverisë së re. Këtë dekret e kishte inciuar presidenti Hashim Thaçi në ditën e premte rreth orën 15 e 50 minuta.

Presidenti Thaçi gjithshtu përmes këtij postimi bëri thirrje që të gjithë akterët politik të Republikës së Kosovës ta respektojnë këtë vendim.

Postimi i tij i plotë:

Sapo jam njoftuar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të #Kosovës lidhur me procesin e formimit të Qeverisë së re. Si President i Kosovës, unë e respektoj plotësisht këtë vendim dhe u bëj thirrje të gjitha institucioneve dhe partive politike të bëjnë të njëjtën gjë.