Presidenti Vuçiq dhe Kryeministri Hoti do të takohen me 27 qershor në Uashington

Kosovo Insights sot raportoi se Presidenti i vendit Hashim Thaçi, kishte anuluar fluturimin për në Washington.

Thaçi kishte planifikuar udhëtimin për në Shtëpinë e Bardhë ku do të takohej me delegacioni serb me datën 27 qershor.

Ky takim tashmë pritet të mbahet ndërmjet Kryeministrit Avdyllah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Kështu ka bërë të ditur i dërguari i Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Ai ka bërë të ditur se takimi do të mbahet, me pjesëmarrjen e kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Ne mezi presim diskutimet e së shtunës të cilat do të drejtohen nga presidenti Vuçiq dhe kryeministri Hoti”, ka shkruar Grenell në Twitter. //KosovoInsights

Thaçi anulon vizitën në Washington