Prishtina mund të dal nga karantina

Kryeqyteti brenda pak ditësh mund të dal nga karantina. Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti. Nëse numri i të infektuarëve nuk rritet dhe situata vazhdon të mbetet nën kontroll atëherë Prishtina brenda 2-3 ditësh do të mund të dal nga karantina.

Pasiqë, në ditën e fundit nuk kishte asnjë të prekur me Covid-19 në Prishtinë, ky përbën një lajm mjaftë të mirë por që në këtë situatë në të cilën ndodhemi, nuk duhet të na relaksoj. Qytetarët i janë përgjigjur masave të vëna dhe kjo mund të ketë bërë që numri i të prekurve me virusin të ulet. Sipas IKSHPK, dje kishim vetëm gjashtë raste të cilat kishin rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe tre prej tyre ishin persona të ardhur nga jashtë vendit.

Përgjegjshmëria e lartë qytetare në respektimin e masave emergjente të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë, siç duket ka rezultuar pozitive.

“Situata është në kontroll, ju e dini që dje kemi pasur një ditë me zero raste. Pardje kemi pasur një ditë ku jemi frikësuar më shumë sepse kemi pasur 66 të testuar. Prej tyre dolën gjashtë që ishin familjarë të rasteve të një dite më parë. Unë mendoj që jemi mirë një herë por nuk do të thotë që duhet të relaksohemi. Në qoftë se vazhdojmë kështu edhe dy-tri ditë, besoj që së pari do të kemi mundësinë që të heqim karantinën, pra këtë bllokimin e jashtëm të Prishtinës. Ndërsa kufizimet tjera mbesin në fuqi”, tha kryetari i Prishtinës për KP gjatë shënimit të Ditës së Tokës.

Shpend Ahmeti bëri të ditur që edhe sot janë duke vazhduar me testimet e qytetarëve të Prishtinës.

Në kryeqytetin e Kosovës deri tani kanë rezultuar 65 persona me koronavirus, që është një numër relativisht i vogël krahasuar me kryeqytetet e vendeve të Rajonit. //Kosovo Insights