Prishtinë – Aksident me vetura. Ka të lënduar

VIDEO

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur në Prishtinë, më konkretisht në rrugën “Ukshin Hoti”,

Dy të lënduarit janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.

Aksidenti ka ndodhur në mes të dy automjeteve, të tipit Golf 5 dhe veturës së tipit Land Rover.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Ju konfirmoj se me datën 10.05.2020 rreth orës 17:40 në Prishtinë në rr. Ukshin Hoti është shkaktuar një aksident trafiku në mes të dy automjetëve, Golf 5 dhe Land Rover. Njësitet kompetente policore dhe ato të trafikut iu ka e përgjigjur rastit dhe kanë kryer procedurat e nevojshme ligjore. Dy persona raportohet të kenë marr lëndime trupore dhe të njëjtit janë përcjell për trajtim mjekësorë”, ka thënë Hoxha. //KosovoInsights

Më poshtë Kosovo Insights sjell pamjet nga aksidenti: