Prishtinë – Bie nga kati i katërt duke punuar

Një person ka rënë nga kati i katërt nga një objekt në qytetin e Prishtinës.

Sipas raportit të Policisë, viktima ka qenë duke punuar në momentin e aksidentit i cili ka ndodhur dje. I njëjti për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar në QKUK.

Ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe rasti është duke u hetuar.

Ende nuk dihet nëse personi në fjalë ka vdekur. Priten deklarimet nga zyrtarët policorë.

Kosovo Insights do t’iu mbajë të informuar për detajet e ngjarjes.